Compare Listings

Si të zgjidhni konsulentin për pronën tuaj?

Si të zgjidhni konsulentin për pronën tuaj?

Të besosh tek dikush për të shitur shtëpinë tuaj nuk është një zgjedhje e lehtë.

Besueshmëri në këtë rast do të thotë:  “Ti dorëzohesh aftesive,kujdesit dhe maturisë së dikujt”.

Në letërsi përdoret me një kuptim edhe më të thellë: “inteligjenca juaj më beson mua.”

Por çfarë do të thotë kjo në tregun e pasurive të paluajtshme?

 

Shtëpia ka qenë gjithmonë një nga themelet e kulturës sonë dhe gjithmone ngelet sinonim i strehimit, mbrojtjes, bazës së familjes. Bashëkjetesa thuajse e imponuar me shtepinë tuaj për shkak të Covid-19 ka rritur nivelin e rëndësisë së shtëpisë përgjatë muajve të fundit.

Kështu që nëse vendosni të mbështeteni te një profesionist për shitjen e një objekti kaq të rëndësishëm, do të duhet të zgjidhni me kujdes se kush do të marrë përsipër këtë përgjegjësi.

Karakteristikat më të rëndësishme për t’u marrë parasysh për zgjedhjen e  konsulentit të pasurive të paluajtshme janë të shumta, por më të rëndësishmet përmblidhen në këto 3 pika kryesore:

 

 

Empati

Empatia është aftësia për ta vendosur veten në gjendjen shpirtërore ose situatën e një personi tjetër. Ky qëndrim është shumë i rëndësishëm për të krijuar një bashkim qëllimesh mes pronarit dhe agjentit. Një marrëdhënie e ngushtë bashkëpunuese për të marrë vendimet më të mira në shitjet e shtëpive së bashku.Një konsulent empatik është gjithashtu i mirë në kuptimin e nevojave të blerësit dhe kryerjen e negociatave në mënyrë më efektive, duke arritur të përputhet me nevojat e shitësit dhe blerësit.

 

Aftësi

Aftësia është një koncept i vështirë për te qene I matshem. Supozohet se një person është gjithmonë I aftë në punën që bën, por në realitet nuk e dimë nëse është kështu. Përqëndrohuni në të kuptuarit nëse konsulenti i pasurive të paluajtshme është profesional dhe I pergatitur, nëse ai ka përvojë dhe ka arritur sukses. Me pyetje të thjeshta si:

 

A keni marrë trajnim profesional përveç mësimit të teknikave themelore?

Si dhe sa shpesh informoheni për të rejat e tregut të pasurive të paluajtshme?

A mund të më jepni informacion specifik dhe aktual për tregun?

Cila është marrëdhënia midis pronareve qe iu keni shitur pronë dhe bleresve qe ju keni gjetur pronë?

Nëse merrni përgjigje evazive për këto pyetje, më mirë kërkoni për dikë tjetër që t’i besoni pronën tuaj.

 

 

Teknologjia

Përdorimi i teknologjisë kursen kohë.

Ekziston nje teknologji e aplikuar në tregun e pasurive të palujtshme para Covid19 dhe një post Covid19.

Kush nga ne do të mendonte se do të ekzistonin ndërmjetesimet,takimet dhe negoicimet virtuale?

Një blerës mund të jetë në  gjëndje të zgjedhë shtëpinë e tij të re nga komoditeti i divanit të tij, gjithashtu virtualisht nëpërmjet fotografive dhe videove me cilësi të lartë.

Para përfundimit, ai pothuajse me siguri do të dëshirojë të shohë pronën personalisht, por me teknologjine agjenti i pasurive të paluajtshme është në gjendje të zgjedhë më mirë blerësin dhe për këtë arsye të kufizojë kontaktet ndërpersonale, një aspekt që është thelbësor sot për shëndetin e gjithkujt . .

 

 

Të besosh shtëpinë te një agjent i pasurive të paluajtshme është një gjë shumë serioze!

Kushtojini vëmendje karakteristikave në të cilat duhet të mbështetet konsulenti i pasurive të paluajtshme. Ka agjentë që do t’ju bëjnë premtime: “Unë shes menjëherë”, “kam shumë blerës” ose ata do t’ju bëjnë vlerësime shumë të larta. Para së gjithash, i jepni rëndësi cilësisë së shërbimit që ju ofron dhe mbi të gjitha besimit që ju frymëzon.

Të besosh shtëpinë te një agjent i pasurive të paluajtshme është një gjë shumë serioze!

 

Burimi: RE/MAX Albania

Related posts

Koronavirusi/ Pse nuk ulen çmimet e shtëpive dhe qiratë?

https://youtu.be/PG3Hk8YOqT4 Koronavirusi e shfaqi efektin e tij menjëherë në tregun...

Continue reading

8 Elementët e një strategjie Marketingu Dixhital të suksesshëm ne Real Estate

Avantazhi kryesor qe agjentet imobiliare  ne ditet e sotme kane krahasuar me agjentet imobiliare...

Continue reading

Rivlersimi i pasurive të paluajtshme, ja si bëhet

Të gjithë ata që prisnin që të rivlerësonin shtëpitë e tyre, më në fund mund ta...

Continue reading

Join The Discussion