Compare Listings

8 Elementët e një strategjie Marketingu Dixhital të suksesshëm ne Real Estate

8 Elementët e një strategjie Marketingu Dixhital të suksesshëm ne Real Estate

Avantazhi kryesor qe agjentet imobiliare  ne ditet e sotme kane krahasuar me agjentet imobiliare para disa vitesh ka te beje padyshim me zhvillimin e teknologjise dhe mjeteve te shumta qe na ofron per te reklamuar punen tone. Vite me pare agjentet imobiliare pervecse duhet te shpenzonin shume para per te prezantuar punen e tyre tek klientet, ju duhej dhe shume kohe per ta bere kete. Me metodat tradicionale qe ata perdornin si gazeta, Radio, Televizioni ata kishin nje sere disavantazhesh krahasuar me avantazhet qe ne kemi sot.

Po cfare eshte perfshin marketingu dixhital?

Marketingu dixhital eshte me teper sesa thjesht fakti i te paturit nje faqe interneti. Eshte grupimi i nje sere metodave apo strategjive te krijuara per te drejtuar konsumatoret te faqja juaj online dhe per t’i konvertuar ata ne kliente reale. Disa nga strategjite kryesore te marketingut online qe ditet e sotme po perdoren gjeresisht nga shume biznese jane: Google Adwords, SEO (search Online Optimization), e-mail Marketing dhe reklamimi ne rrjetet Sociale. Gjithashtu menaxhimi i sherbimit te klientit ne menyre elektronike eshte nje aspekt shume pozitiv ne mbeshtetje te strategjive te mesiperme. Qellimi kryesor i nje marketingu online efektiv eshte zgjedhja e nje strategjie e cila ka koston dhe rrezikun me te vogel. Nga ana tjeter, nje fushate efektive e marketingut online perkthehet ne nje rritje te konsiderueshme te raportit te kthimit nga investimi (ROI). Me poshte ju prezantojme me tete elementet qe duhet te permiresojme ne menyre qe te kemi nje marketing online efektiv.

 

1- Website

Elementi më i rëndësishëm si komponent i Marketingut Dixhital. Ashtu sikurse një biznes zë një hapësirë fizike, një website biznesi është hapësira që një biznes zë në Internet. Ideja këtu është të kesh një website sa më praktik dhe interaktiv, që sjell lehtësira për vizitorët e web-it.

 

2- Content

Për të prezantuar një biznes në mënyrë sa më efiçiente me klientët potencialë shërben Content Marketing. Content-i shërben për të informuar, edukuar dhe për t’i njohur më mirë klientët potencialë rreth shërbimeve dhe produkteve të biznesit.

 

3- Google My Business

Biznesi i 2020-ës duhet të ketë një account (llogari) në Google (të verifikuar). Një biznes që nuk ndodhet në Google është njësoj si një biznes që nuk ekziston. Google My Business është një mjet i ofruar nga Google për bizneset dhe organizatat që të menaxhojnë prezencën e tyre Online (duke përfshirë Search dhe Maps).

 

4- Social Media

Mediat Sociale kanë një rëndësi unike për çdo lloj biznesi. Mirëmenaxhimi i tyre bën që një biznes të shkojë lart, duke e prezantuar biznesin me audienca të reja, me klientë potencialë që ndoshta nuk do e merrnin vesh kurrë se biznesi ekzistonte. Nëse çfarë shpërndan në mediat sociale rezonon me vlerat dhe personalitetin e ndjekësve, përveçse një Follower, biznesi fiton një klient potencial.

5- E-mail Marketing

Marketingu shpesh herë i lënë në hije në botën virtuale të biznesit në Shqipëri. Nëpërmjet e-mail bizneset e ndryshme lidhen në mënyra disi më pak sociale por më shumë profesionale me audiencat e tyre. Por kujdes…e-mail Marketing nuk duhet shfrytëzuar për t’u kthyer në diçka të bezidsshme. Përkundrazi, nëpërmjet e-mail mund të çohen mesazhe me shumë vlerë, me të rejat më të fundit apo qoftë edhe një ofertë super e vlefshme për një klient potencial.

 

6- Search Engine Optimization (SEO)

SEO është një ’tufë’ teknikash, strategjish dhe taktikash që përdoret nga ekspertët e Marketingut Dixhital për të rankuar një website sa më lart kur dikush kërkon në Google me një tog-fjalësh të caktuar. Pjesa më e madhe e njerëzve që kërkojnë në Google hapin faqen që rankohet e para, një pjesë e vogël hapin të dytën dhe shumë rrallë hapen faqet që janë më poshtë.

 

7- Paid Ads

Reklamat dhe promotet në Facebook dhe Instagram i njohim të gjithë. Megjithatë koncepti i reklamave me pagesë është shumë më i gjerë se sa thjesht t’i hedhësh ca lekë një postimi në Instagram. Reklamat me pagesë konsistojnë kryesisht në Google Ads dhe Facebook/Instagram Ads.

 

8- Landing Pages

Në botën e Marketingut Dixhital, një Landing Page është një faqe web e pavarur e krijuar specifikisht për qëllime reklamimi. Një Landing Page, ndryshe nga një Website që ka brenda shumë elementë të një kompanie, është shumë më e thjeshtë dhe ndërtohet për NJË qëllim të vetëm (zakonisht për të shitur).

 

Related posts

Si të zgjidhni konsulentin për pronën tuaj?

Të besosh tek dikush për të shitur shtëpinë tuaj nuk është një zgjedhje e...

Continue reading

Koronavirusi/ Pse nuk ulen çmimet e shtëpive dhe qiratë?

https://youtu.be/PG3Hk8YOqT4 Koronavirusi e shfaqi efektin e tij menjëherë në tregun...

Continue reading

Rivlersimi i pasurive të paluajtshme, ja si bëhet

Të gjithë ata që prisnin që të rivlerësonin shtëpitë e tyre, më në fund mund ta...

Continue reading

Join The Discussion