Compare Listings

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme nis nga 14 janari, dokumentat që duhen

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme nis nga 14 janari, dokumentat që duhen

Ky ligj, që është konsideruar si një “amnisti” e radhës, ul shumë detyrimin që paguhet në rast të shitjes së banesës, ose një objekti tjetër të paluajtshëm, i cili normalisht është sa 15% e fitimit.

Nga 14 janari hyn në fuqi ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, që është miratuar në Kuvend në fund të vitit të kaluar. Ky ligj, që është konsideruar si një “amnisti” e radhës, ul shumë detyrimin që paguhet në rast të shitjes së banesës, ose një objekti tjetër të paluajtshëm, i cili normalisht është sa 15% e fitimit.

Sipas ligjit, të publikuar në Fletoren Zyrtare, pas dekretimit nga presidenti, rivlerësimi mund të bëhet me vlerën e tregut të pasurisë bazuar në një akt ekspertimi lëshuar nga një ekspert i licensuar. Tatimi që individët do duhet të paguajnë për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3% e diferencës mes vlerës së rivlerësuar si më lart dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar më parë (për të cilën është paguar tatimi më herët).

Kjo ka vlerë vetëm për qytetarët. Ndërsa tatimi që personat juridikë do duhet të paguajnë në këtë rast është 5% e diferencës mes vlerës së rivlerësuar dhe vlerës kontabël të regjistruar për pasuritë e paluajtshme.

Ligji më i fundit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i ngjashëm me të tanishmin, ka qenë në fuqi për një periudhë të kufizuar nga 20 gushti 2016 deri më 31 maj 2017 (afati fillestar ishte 28 shkurt 2017). Në ndryshim nga ligji i ri i tanishëm, në bazë të ligjit të mëparshëm, tatimi i pagueshëm nga individët ishte 2%, ndërsa nga personat juridikë 3%.

Për të nisur këtë proces ju duhen disa dokumente bazë që janë tejet të rëndësishme. ADISA, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara bën të ditur se cilat janë shtatë dokumentet që duhet patjetër të keni me vete:

1. Kopje e dokumentit të identifikimit
2. Prokurë në rast se aplikimi kryhet nga personi i autorizuar
3. Kopje e dokumentit të pronësisë
4. Mandat-pagesë e tarifës së shërbimit dhe e tatimit
5. Akt vlerësimi i pasurisë së paluajtshme
6. Fotokopje e licencës së vlerësuesit të pasurisë ( në rast se rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme bëhet nga një ekspert i licencuar.
7. Akti origjinal; i vlerësimit të pasurisë nënshkruar dhe vulosur nga eksperti ( në rast se rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme bëhet nga një ekspert i licencuar).

Duhet të mbani në konsideratë faktin se shërbimi kushton 850 lekë plus tatimi nga vlerësimi i pasurisë së individëve që është 2% e diferencës së çmimit të dhënë më parë nga ju dhe atij aktual që është në treg.

Related posts

Si të zgjidhni konsulentin për pronën tuaj?

Të besosh tek dikush për të shitur shtëpinë tuaj nuk është një zgjedhje e...

Continue reading

Koronavirusi/ Pse nuk ulen çmimet e shtëpive dhe qiratë?

https://youtu.be/PG3Hk8YOqT4 Koronavirusi e shfaqi efektin e tij menjëherë në tregun...

Continue reading

8 Elementët e një strategjie Marketingu Dixhital të suksesshëm ne Real Estate

Avantazhi kryesor qe agjentet imobiliare  ne ditet e sotme kane krahasuar me agjentet imobiliare...

Continue reading

Join The Discussion