Compare Listings

Karakteristikat kryesore që duhet të ketë një ndërtesë që të jetë rezistente në rast tërmeti

Karakteristikat kryesore që duhet të ketë një ndërtesë që të jetë rezistente në rast tërmeti

Tërmetet janë një ndër rreziqet më të mëdha natyrore për jetën në tokë pasi ata kanë shkatërruar qytete dhe fshatra të panumërta, në çdo kontinent. Tërmetet e mëdha janë shkak kryesor i shkatërrimit të ndërtesave të ndryshme të ndërtuara prej njeriut. Shumë tërmete, fatkeqësisht, japin shumë pak ose aspak paralajmërim para se të ndodhin dhe kjo është arsyeja kryesore pse dëmet prej tyre janë te mëdha. Një rëndësi të veçantë po merr përherë e më shumë edhe në Shqipëri, procesi i projektimit antisizmik të ndërtesave, i cili ka në thelb të tij projektimin e strukturave me reagim sa më të mirë sizmik. Gjatë një tërmeti të fortë, vibrimet mund të shkaktojnë dëmtime në strukturë deri edhe në kolaps të saj duke shkaktuar edhe viktima. Sipas specialistëve japonez dhe filipinezë ( JICA dhe Phivolcs) një shtëpi rezistente ndaj tërmetit konsiderohet ajo shtëpi e cila reziston edhe në rast të një tërmeti me intesitet 9 ballë.

Disa nga karakteristikat kryesore që duhet të ketë një shtëpi/ndertesë në mënyrë që të jetë rezistente ndaj tërmeteve të fuqishme janë:

 

  1. Përpara se të vendosni të ndërtoni një shtëpi apo ndërtesë studioni përbërjen e tokës ku do të ndërtoni. Lloji I saj luan një rol parësor në rezistencën e ndërtesës tuaj në raste tërmete. Toka me përbërje shkëmbëre është më e përshtatshme sesa ajo me përbërje balte apo rëre e cila krijon kushte të favorshme përrrëshqitje.
  2. Është projektuar dhe është ndërtuar nga inxhinierë dhe arkitektë sepse supozohet që ky ndërtim realizohet në bazë të Kodit të Ndëerimit dhe Kodit strukturor.
  3. Një shtëpi apo një ndërtesë me formë të rregullt-simetrike e tipit drejtëkëndësh apo kub është më e qëndrueshme sesa një shtëpi a[po ndërtesë me formë të crregullt.
  4. Sipas drejtorit të Institutit të Vullkanologjisë dhe Sismologjisë, Renato Solidum forma ndikon në ‘sjelljen’ e ndërtesës gjatë lëkundjes së tokës. Në momentin që ndërtesa nuk është e rregullt dhe lëkundjet gjatë tërmetit do të jenë më të parregulta në atë object, cka bën të mundur që rrezikshmëria të jetë më e madhe.
  5. Materialet e përdorura gjatë ndërtimit sigurisht që luajnë një rol shumë të rëndësishëm në qëndrueshmërinë e shtëpisë apo ndërtesës. Muret e bëra nga blloqe betoni 6 inc (150 mm) janë më rezistente sesa muret e bëra me blloqet e zakonshme dhe më të përdorshme 4 inc (100 mm)
  6. Përforcimi I kollonave dhe shufrat e hekurit të përdorura jo vetëm në kollona por edhe gjatë ndërtimit të murit janë një faktor që ndikon drejtëpërdrejtë në rezistencën e një ndërtese. Shufrat e hekurit të vendosura vertikalisht duhet të jenë me një diametër 10mm dhe të vendosura në një distancë maksimumi 40 cm nga njëri-tjetri. Zakonisht për të kursyer përdoren shufra hekuri me diametër 6mm dhe vendosen në distancë 90 cm larg nga njëri-tjetri. Ndërsa shufrat horizontale duhet të jenë me diametër 10 mm dhe të vendosen në një distancë 60 cm, ose ndërmjet tre shtresave me blloqe.  Muret të cilat janë më shumë se tre metra të gjëra duhet të kenë patjetër mbështetje të fortë në mënyrë që të rezistojnë në rast tërmeti.

7. Faktori I fundit të cilët specialistët në institutin e sismologjisë në Filipine dhe Japoni konsiderojnë të              rëndësishëm është gjendja e përgjithshme e shtëpisë, cka nënkupton riparimin me standartet e duhura në raste të      tërmeteve të mëparshme apo fatkeqësive të tjera natyrore.

Related posts

Si të zgjidhni konsulentin për pronën tuaj?

Të besosh tek dikush për të shitur shtëpinë tuaj nuk është një zgjedhje e...

Continue reading

Koronavirusi/ Pse nuk ulen çmimet e shtëpive dhe qiratë?

https://youtu.be/PG3Hk8YOqT4 Koronavirusi e shfaqi efektin e tij menjëherë në tregun...

Continue reading

8 Elementët e një strategjie Marketingu Dixhital të suksesshëm ne Real Estate

Avantazhi kryesor qe agjentet imobiliare  ne ditet e sotme kane krahasuar me agjentet imobiliare...

Continue reading

Join The Discussion