Compare Listings

Si të transformoni dhomën tuaj për një gjumë më të rehatshëm

Si të transformoni dhomën tuaj për një gjumë më të rehatshëm

Na ndodh shpesh që e kemi të vështirë të na zërë gjumi menjëherë sapo të shtrihemi dhe pse ndihemi shumë të lodhur. Arsyet pse ndodh kjo janë të shumta dhe të ndryshme por e rëndësishme për ne është që me disa metoda shumë të thjeshta ne mund ta rregullojmë këtë. Më poshtë janë disa nga mënyrat se si ne të rregullojmë disa detaje në dhomën tonë të gjumit për një gjumë më të shpejtë dhe më të rehatshëm.

 

  1. Shmangni ngjyrat e forta nëpër mure

Ngjyrat e buta ose të ngrohta janë një detaj që bën të mundur krijimin e një ambienti më relaksues sesa ngjyrat e forta apo të ftohta. Këto të fundit janë shumë të përshtatshme për ambientet tjera në shtëpi.

  1. Dizenjojeni dhomën për gjumë

Duke qenë të rrethuar me këpucë, rroba dhe revista, sigurisht që nuk iu zë gjumi. Pra, gjëja e parë që duhet të bëni është një pastrim i mirë. “Dhoma ku flini nuk duhet të ketë gjë tjetër, përveç gjërave të domosdoshme për të fjetur, – shkruhet në listën e rregullave të gjumit të hartuara nga Shoqata Italiane e Mjekësisë së Gjumit – prandaj nuk është e këshillueshme që të mbani televizor aty, kompjuter dhe tavolinë pune për të shmangur vendosjen e lidhjeve mes aktiviteteve jorelaksuese dhe mjedisit, në të cilin ne duhet të krijojmë një gjendje relaksimi që favorizon fillimin dhe mirëmbajtjen e gjumit të natës”.

  1. ‘Përqafoni’ errësirën

Përpiquni që dhoma juaj e gjumit në momentin kur shtriheni të jetë errësirë dhe drita e jashtme të mos depërtojë brenda dhomës. Errësira është një sinjal I qartë për trurin tonë që ka ardhur koha për gjumë.

  1. Hiqni dorë nga televizori, laptopi apo celulari

Në momentin që shtriheni shmagni kontaktin me televizorin, laptopin, celularin dhe cdo mjet tjetër të ngjashëm. Ndricimi led I ekranit të tyre ka një ndikim tepër negative në trurin tonë dhe bën që përgjumja të na largohet. / RE/MAX

Related posts

Si të zgjidhni konsulentin për pronën tuaj?

Të besosh tek dikush për të shitur shtëpinë tuaj nuk është një zgjedhje e...

Continue reading

Koronavirusi/ Pse nuk ulen çmimet e shtëpive dhe qiratë?

https://youtu.be/PG3Hk8YOqT4 Koronavirusi e shfaqi efektin e tij menjëherë në tregun...

Continue reading

8 Elementët e një strategjie Marketingu Dixhital të suksesshëm ne Real Estate

Avantazhi kryesor qe agjentet imobiliare  ne ditet e sotme kane krahasuar me agjentet imobiliare...

Continue reading

Join The Discussion