Compare Listings

Po mendon të blesh një shtëpi të re? Ja hapat që duhet të kesh parasysh

Po mendon të blesh një shtëpi të re? Ja hapat që duhet të kesh parasysh

Një nga gjërat më të vështira në jetën tonë, ka të bëjë me vendimin e blerjes së një shtëpie dhe nëse vendimi që do marrim do jetë i duhuri apo jo.  Ky vendim nuk ka të bëjë vetëm me faktin se blerja e një shtëpie është një nga investimet më të mëdha të jetës sonë, por dhe me faktin nëse do t’u përshtatet nevojave tona personale të jetës aktuale, por dhe shtimit të familjes në të ardhmen. Shpesh kur ballafaqohem me klientë të ndryshëm, pyetjet rreth pjesëtarëve aktualë të familjes dhe nevojave të secilit prej tyre janë pjesë e një pyetësori të padiskutueshëm, por njëkohësisht dhe pritshmëritë për të ardhmen janë pjesë  integrale e saj. Filozofia ime për jetën është se ajo është një analogji me ecurinë dhe zhvillimin e një biznesi,prandaj “një plan biznesi” për zhvillimin e familjes është shumë i nevojshëm duke qenë se vendime si blerja e një shtëpie pas një farë kohe mund të rezultojnë të pastudiuar mirë në lidhje me zhvillimin e familjes. Parashikimet nuk mund të jenë kurrë 100% të sakta, por kur ekziston mundësia e parandalimit të problemeve, ne e ndiejmë për detyrë që t’jua bëjmë me dije.

Nëse jeni në një moment kyç si ai i vendimit të blerjes së një shtëpie, ne ju sugjerojmë të keni parasysh disa nga faktet e mëposhtme:

1.      Besoni ne suportin e nje agjenti imobiliar

Nje nga telefonatat e para qe duhet te beni kur te vendosni per te blere nje shtepi eshte agjenti imobiliar. Blerja e nje shtepi eshte nje proces po aq sa i bukur edhe i lodhshem dhe i nderlikuar gjithashtu. Nje ekspert eshte personi i cili jpo vetem qe mund  t’ju orientoje rreth cmimeve te tregut por edhe rreth faciliteteve qe zona te caktuara ofrojne. Eshte nje kalvar i gjate kerkimesh deri sa te gjesh shtepine ideale dhe agjenti juaj imobiliar mund ta beje ate ne menyre profesionale bazuar ne ate cfare ju kerkoni dhe ne buxhetin tuaj. Per te gjitha pikat e meposhtme te cilat ju duhet ti keni patjeter parasysh kur te blini shtepine tuaj, agjenti imobiliar mund t’ju jape ndihmen qe ju nevojitet per ta bere kete moment kyc te jetes tuaj te lehte dhe te paharrueshem gjithashtu.

 

2.     Ndriçimi natyral

Sigurohuni që shtëpia të ketë ndriçim të mjaftueshëm natyral, qoftë në ambientet e ditës, por dhe ato të natës. Një pjesë esenciale për ndriçim, por dhe për efekt ajrosjeje janë tualetet, të cilat nga eksperienca jonë e derimëtanishme një pjesë e madhe kanë vetëm ajrosje përmes aspirimit artificial.

3.     Pozicionimi i kollonave

Shpesh, për efekt shfrytëzimi maksimal të hapësirave apo mungesës së vëmendjes, në apartamente të ndryshme, kollonat janë të pozicionuara në qendër të ambientit të ndenjies apo dhomës. Kini parasysh, arkitektët mund të jenë në gjendje të realizojnë një sërë maskimesh vizuale, por ata nuk bëjnë magji. Një element vertikal, sado i vogël, në mes të një hapësire bën fragmentizim dhe është e pamundur për shfrytëzimin e hapësirave siç duhet.

4.     Ekzistenca e cepave

Shpesh për efekt të pamjes së jashtme në hapësirat e brendshme dalin cepa të shumtë të cilat kthehen në një gangrenë për personat që do mund të shfrytëzojnë këto hapësira. Mbani gjithnjë mend që, as mobilimi nuk arrin dot t’i shfrytëzojë apo t’i maskoj këto hapësira. Mos harroni që ju do jetoni aty dhe, nëse do e zgjidhni ambientin me problem të tillë, të paktën kërkoni ulje çmimi.

5.     Dimensionet

Mos harroni që pjesa më e madhe e kohës në një banesë shpenzohet në ambientet e ditës dhe jo të natës. Kështu që mos merrni një apartament ku dhomat e gjumit të zënë më shumë sipërfaqe se pjesa e ndenjies dhe gatimit. Mos harroni dhe dëshirat tuaja personale! Nëse pëlqeni të kaloni kohë në kuzhinë, atëherë kujdesuni të keni hapësirën e nevojshme për pasionet tuaja të gatimit.

Në fund të fundit, blerja e një shtëpie është një gëzim shumë i madh, por sidomos kur nxitet nga ardhja e një foshnjeje në jetë. Shijojeni maksimalisht, pasi janë momente të paharrueshme dhe mbi të gjitha jo shumë të shpeshta në jetën tonë.

Related posts

Si të zgjidhni konsulentin për pronën tuaj?

Të besosh tek dikush për të shitur shtëpinë tuaj nuk është një zgjedhje e...

Continue reading

Koronavirusi/ Pse nuk ulen çmimet e shtëpive dhe qiratë?

https://youtu.be/PG3Hk8YOqT4 Koronavirusi e shfaqi efektin e tij menjëherë në tregun...

Continue reading

8 Elementët e një strategjie Marketingu Dixhital të suksesshëm ne Real Estate

Avantazhi kryesor qe agjentet imobiliare  ne ditet e sotme kane krahasuar me agjentet imobiliare...

Continue reading

Join The Discussion